Odise Roshi do të kryejë ditën e nesërme kontrollet mjekësore sa i përket dëmtimit që pati në sfidën e fundit të zhvilluar ndaj Rubin Kazanit, ku i aktivizuar në pjesën e dytë, në minutën e 70-të i la vendin Bekim Balajt, për shkak të një problemi…
Kristian Panuçi ka komunikuar me futbollistin fierak, që është tepër i rëndësishëm për kombëtaren dhe nuk ka marrë sinjale positive. Në fakt, sipas asaj që “Sport Ekspres” ka zbuluar, frika e madhe është kroçiati ose këputje të ligamentit, gjatë një sprinti të mesfushorit ofensiv të krahut. Pra, e pamundur të jetë për në ndeshjet e vjeshtës, teksa rrezikon edhe shumë muaj jashtë fushave.