“Nesër ju dua në QTU”! Florian Marku zbret me rivalin: Po ndeshem këtu vetëm se dua Shqipërinë

Florian Marku do të ndeshet në 25 gusht me kundërshtarin e radhës, Ramirez. Këtë herë boksieri shqiptar vjen që të ndeshet në vendin e tij, Air Albania. Në ditën e nesërme Marku do të vendoset para Ramirez në skenën e improvizuar në QTU. Për këtë arsye kërkon mbështetjen e shqiptarëve dhe kujton dashurinë për atdheun.

“NESER NE 18:00 NE QTU Pershendetje miq, dashamirës, sportdashës. Count doën ka nisur tashmë , emocionet dhe adrenalina sa vijnë dhe shtohen. Nesër eshtë dita e pare e takimit tone të drejtëperdrejtë në ringun e improvizuar në QTU, në ora 18:00 . Une dhe Ramirez do të prezantohemi para jush me performancat tona dhe në fund do të bëjmë foto dhe autografe. Faleminderit për mbështetjen deri në këtë moment por do doja që nga neser te dyfishohej kjo mbeshtetje.Kjo ndeshje po luhet ne Air Albania ne 25 GUSHT për ju për dashurinë dhe respektin qe kam ndaj jush dhe vendit tim. Mirutakofshim neser ne ora 18:00 QTU”, shkruan Marku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *