“Nesër do të luajmë kundër minjve”! Tifozët e Partizani fillojnë ngacmimet për derbin: Mos harrojnë shallat dhe flamujt

Në mbrëmjen e nesërme do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Përpara kësaj ndeshje të rëndësishme, kanë nisur edhe ngacmimet në rrjetet sociale. Tifozët e të kuqëve nëpërmjet grupit të tyre besnik të ultrasve, “Ultras Guerrils”, kanë filluar me thumbimet në rrjetet sociale.

“Nesër luhet ndeshja e shumëpritur kundër minjve. Grumbullimi fillon që në mëngjes tek Baza 46, ku do të keni mundësi të pajiseni me biletat e fundit*. Ora 17:00 do të jetë orari zyrtar i grumbullimit për marrshimin tradicional drejt stadiumit.

Ështe shumë e rëndësishme që të gjithë tifozët të jenë pajisur me shalla, flamuj dhe të ndjekin instruksionet preçize për organizimin e tifozllikut dhe koreografisë. Këto instruksione do të jepen përpara nisjes së marrshimit dhe gjatë hyrjes në stadium. Vazhdon me ritme të shpejta shitja e biletave, ftojmë të gjithë tifozët e kuq të nxitojnë të pajisen sa më parë për të evituar problemet e momentit të fundit”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online