Nesër ditë e rëndësishme! Jo vetëm Shqipëria U-17 që është afër grupeve të Europianit, Apolonia U-19 kërkon të gjejë Juventusin dhe Interin

Apolonia U-19 ka bërë një arritje të madhe për futbollin shqiptar duke kaluar një tur në Europë, megjithëse shihej si ekipi i dobët në letër me Astanën. Djelmoshat shqiptar barazuan 1-1 në transfertë, ndërsa fituan me shifrat 3-1 në Shqipëri, duke kaluar në raundin tjetër.

Në ditën e nesërme do të zhvillohet edhe faza e fundit, takimi i parë. Apolonia do të përballet kundër Hajdukut të Splitit në orën 14:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Kroaci në datën 2 nëntor.

Nëse Apolonia do të kalonte edhe Hajdukun e Splitit, do të hynte në ndeshjet e prestigjit. Tashmë është e ditur se grupet e Uefa Youth League janë të formuara në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe grupet e Champions League, me të njëjtat ekipe që përkojnë me të mëdhatë dhe grup moshat.

Sa i përket ekipeve të tjera që shpallen kampione në vendet e tyre dhe nuk e kanë skuadrën e madhe në grupet e Champions League, është menduar një rrugë tjetër kalimi. Për këtë arsye, nëse Apolonia mund edhe Hajdukun e Splitit, atëherë do të bashkohet në fazën e 1/16 me kundërshtarë të kalibrit Ajax, Juventus, Inter dhe Porto, nisur nga renditja aktuale e këtyre ekipeve. Gjithashtu vlen të theksohet se në ditën e nesërme, në orën 13:00, Shqipëria U-17 kërkon të shkojë në fazën elitare të Europianit pasi do të ketë ndeshjen e fundit me Uellsin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online