“Nëse më japin paratë që dua, Conor bëhu gati të të mund përsëri”, Floyd Maywether i hapur për një ndeshje të dytë

Kur vjen puna tek Floyd Maywether, karakteri i tij i ngjason dhe nofkës së tij “money”, pra gjithçka bëher fjalë për para. Nuk ka rëndësi nëse dikush është boksier, volejbollist apo edhe vetëm një qytetar i thjeshtë, kampioni i botës është gati të ndeshet me të nëse i ofrojnë paratë që dëshiron.

Në ndeshjen më të shikuar në të gjithë historinë në botën e boksit, atë mes Conor dhe Floyd, të dy luftëtarët fituan më shumë se 100 milionë euro. Edhe pse kësaj fitore, Floyd tha se ishte hera e fundit që ndeshjen në ring, duket se ambicia për pasuri do ta rikthejë përsëri atë. Amerikani i ka kërkuar një ndeshje të dytë kundërshtarit të tij Conor Mcgregor, për të cilën është i interesuar edhe irlandezi.

Në një intervistë për “Forbes”, boksieri hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një debutim në MMA. ” Jo nuk ndeshem në MMA, kur ti fiton përherë ke disa avantazhe dhe unë nuk kam humbur asnjëherë. Kështu që ata duhet të ndeshen në botën time. Për momentin jam shumë i mirë i pensionuar, por për miliona do të rikthehem. Nuk ka rëndësi kundërshtari, vetëm më thoni se sa hidhni në tavolinë. Megjithatë kam një emër në mendje. Conor Mcgregor, nëse më japin atë shumë që kërkoj, bëhu gati të humbësh për herë të dytë.”- ishin fjalët e Maywether. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *