“Nëse mbyllet në tavolinë Seria A, i mbulojmë ne dëmet e klubeve”! Ministri në Itali flet për “botën tjetër”

Nga Klaudio Ndreca

Në këto ditë sa i përket futbollit ka gjithmonë të njëjtin diskutim, nëse kampionatet do të mbyllen në fushën e lojës apo në tavolinë. Kjo flitet edhe në Itali, atje ku Qeveria e ka parë me dyshim zhvillimin e këtij sporti, lidhur me numrin e infektimeve të vendit fqinj.

Gjithsesi projekti i Ministrit të Sportit, Vicenzo Spadafora është shumë i qartë, megjithëse për Shqipërinë tingëllon si i ardhur nga “bota tjetër”. Nëse është e pamundur dhe do të vendoset për mbylljen e futbollit, atëherë do të bëhet gjithçka për të mbuluar dëmet e ekipeve. Shumë më ndryshe nga vendi ynë, kur shteti nuk ka dhënë ende një pagë lufte për lojtarët në këto kohë pandemie. Në intervistën për “Rai 1”, Spadafora u shpreh:

“Ne e kemi konfirmuar planin tonë ku stërvitjet rinisën në 4 maj, me lojtarët që do të stërviten individualisht dhe jo me grup. Pastaj nga data 18 do të jetë e mundur që të nisja stërvitja si ekip. Jam i bindur se brenda kësaj jave do e kemi një përgjigje pasi komiteti teknik shkencor kishte disa dyshime. Do të gjendet një zgjidhje megjithëse ka ende shumë për të bërë. Të nisim në mesin e qershorit? Sinqerisht shpresoj se Seria A do të rifillojë dhe e kundërta do të ishte surrealiste.

Do të duhet të ndodhë kur të jemi të sigurtë. Sigurisht që varet nga këto dy jave të ardhshme duke parë edhe shkallën e infeksionit. A e rrezikon Serinë A një vendim përfundimtar që mund të marrë Qeveria me mbylljen e futbollit? E kuptoj se është dhe ky supozim për shkakun e përgjegjësisë. Nëse do të ishim të detyruar që të hiqnim dorë nga futbolli, do të merrnim përgjegjësinë dhe do të krijonim ato rregulla të nevojshme për të mbuluar dëmet që do të kishin klubet. A do të luhet pa tifozë? Po, kjo nuk ka fare diskutim”, u shpreh Spadafora. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online