“Nëse doni titull, hiqeni menjëherë Mario Mitaj”! Ish-lojtari i Lokomotivës së Moskës sulmon rëndë lojtarin e Shqipërisë: Mos e lini as në stol…

Mario Mitaj kishte një mundësi të artë në ndeshjen e Lokomotivës së Moskës në kampionat, teksa trajneri i besoi nga minuta e parë ndaj Cska së Moskës. Megjithatë mbrojtësi shqiptar u cilësua si një nga lojtarët më të dobët dhe fajtorë në atë humbje të thellë me shifrat 4-1.

Por akoma më të rënda ishin fjalët e ardhura nga ish-sulmuesi i Lokomotivës së Moskës, Dmitry Bulykin. Teksa ky i fundit u pyet për sulmin e Lokomotivës, menjëherë e ndërroi temën për të shkuar te Mitaj, duke e sulmuar rëndë performancën e këtij të fundit në atë ndeshje.

“Kur Mitaj futet në fushë, ka një lloj situate shumë kritike. Nëse vjen Mukhin, lojtari i CSKA dhe shënon gol me kokë, atëherë Mitaj duhet të largohet menjëherë. Nëse Lokomotiva kërkon të luftojë për titullin kampion, atëherë është e qartë se nuk është Mitaj mbrojtësi ku duhet të mbështetesh. Madje nuk duhet ta mbash as në stol”, tha Bulykin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *