Nënkampionët e Francës nuk i kanë humbur shpresat, Broja mbetet objektiv për sulmin

Armando Broja është kthyer në “Stemford Brixh” pas huazimit te Fullhemi. Sulmuesi po stërvitet me Çelsin, teksa po pret të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Shumë klube e kanë të shënuar emrin e tij në listën e objektovave për këtë merkato, por një marrëveshje ende nuk është arritur.

Monako ende nuk i ka humbur shpresat për Armando Brojën. Mateo Moreto raporton se nënkampionët e Francës vazhdojnë të mbeten mëse të interesuar për të blerë kartonin e 22-vjeçarit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit të Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/