Djali i legjendës së futbollit holandez, Rud Gulit, po ndjek hapat e babait të tij duke firmosur kontratën e parë si profesionist në moshën 17-vjeçare.
I biri i ish-lojtarit të Milanit quhet Maksim dhe klubi që që i ka besuar adoleshentit është AZ Alkmar. Në ndryshim nga babai, i cili ka qenë një lojtar brilant që e njihte mirë golin, Maksim është një mbrojtës qendre i aftë të luajë dhe në mesfushë.
Në prezantimin e tij si lojtari i profesionist ishte i pranishëm babai, Rud, dhe mamja e tij, Estrela Krujf (mbesa a Johan Krujf).