“Nejmari duket më tepër si kllounë cirku”, Lala gjen fajtorët e dështimit të Brazilit: Shembulli më i keq për t’u ndjekur

Altin Lala ishte i ftuar në emisionin “Show Katar 2022“ në “RTSH”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka shprehur pakënaqësinë me ekipin të cilin e ka mbështetur që fëmijë, Brazilin. Lala ka kritikuar Nejmarin dhe lojtarët e tjerë brazilianë të të njëjtit brez, që sipas tij janë shembulli më i keq për t’u ndjekur nga futbollistët e rinj.

“Unë faktikisht kur kam qenë në një moshë më të vogël kam qenë tifoz i flaktë i Brazilit. Nga 2006-a e këtej doli Nejmari dhe këta lojtarët e tjerë që duken më tepër si kllounë cirku se sa futbollistë serioz. Për mendimin tim janë edhe shembujt më të këqij për djemtë që luajnë futboll”, ka thënë Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online