Altin Lala ishte i ftuar në emisionin “Show Katar 2022“ në “RTSH”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka shprehur pakënaqësinë me ekipin të cilin e ka mbështetur që fëmijë, Brazilin. Lala ka kritikuar Nejmarin dhe lojtarët e tjerë brazilianë të të njëjtit brez, që sipas tij janë shembulli më i keq për t’u ndjekur nga futbollistët e rinj.
“Unë faktikisht kur kam qenë në një moshë më të vogël kam qenë tifoz i flaktë i Brazilit. Nga 2006-a e këtej doli Nejmari dhe këta lojtarët e tjerë që duken më tepër si kllounë cirku se sa futbollistë serioz. Për mendimin tim janë edhe shembujt më të këqij për djemtë që luajnë futboll”, ka thënë Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/