Nejmar: Vështirë të kthehesh të luash futboll, por Zoti…

Nejmari zgjedh Instagramin për të manifestuar gjendjen e tij shpirtërore një ditë pas humbjes së Brazilit dhe eliminimit nga Botërori

“Mund të them që është momenti më i trishtë i karrierës sime. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim se mund të shkonim deri në fund, e dinim se ishin kushtet për të ecur përpara dhe për të shkruar historinë. Por, nuk ishte hera e mirë…”, rrëfen sulmuesi i PSG, që ka përfunduar në vorbullën e kritikave i akuzuar shumë shpesh për shkak të simulimeve dhe aktrimeve të tij…

Sulmuesi i PSG sheh përpara… “Është e vështirë të gjesh forcën për të vazhduar të luash futboll, por jam i sigurt se Zoti do të më japë forcën e duhur për t’u përballur me çdo gjë. Ndaj, edhe pas humbjes, nuk do të rresht së falënderuari Zotin, sepse e di që rruga e tij është më e mirë se sa e imja”.

“Jam shumë i lumtur që bëj pjesë te kjo skuadër, jam krenar për të gjithë. Ëndrra jonë u ndërpre, por nuk e kanë hequr nga koka dhe zemrat tona”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *