Nejmar: Ëndërroj të punoj me Guardiolën

E ardhmja e Nejmarit mbetet një mister i madh, sepse sulmuesi i Brazilit është pjesë e PSG-së prej një viti, por duket se është penduar që vendosi të linte Barcelonën për një klub që ka miliarda, por nuk ka petk kampioni jashtë Francës.

Prej kohësh po flitet për dëshirën e Nejmarit për të shkuar te Real Madridi, por pas 3 triumfuese rresht në Champions League në Madrid mund të bëjnë revolucion dhe ndoshta është arritur pika e ngopjes.

Kristiano Ronaldo ka krijuar konfuzion me deklaratën e tij se tashmë kohës së tij në Madrid i ka ardhur fundi, por rokada me Nejmarin, aq shumë e përfolur, nuk është e sigurt.

Nejmar ditën e sotme ka lëshuar një deklaratë të bujshme, duke lënë të kuptohet se e mendon seriozisht edhe transferimin në Angli.

“Do doja shumë të punoja me Guardiolën, është një trajner i veçantë, me mentalitet fitues. Kur unë shkova te Barcelona, ai iku, ndaj më vjen keq që ende nuk kam pasur shansin të jem në një ekip me të”, ka deklaruar ylli i Brazilit, që ndoshta i jep një mesazh Mançester Sitit për t’u aktivizuar këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *