Tirana ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Young Boys sa i përket transferimit të Taulant Seferit. Ky i fundit erdhi si huazim 6 mujor te bardheblutë, ndërsa më pas u vendos që merrej përfundimisht në kryeqytetin shqiptar, duke nënshkruar kontratën edhe për tre sezone të tjera.
Seferi do të vinte si një afrim luksi për futbollin shqiptar, megjithëse nuk e bëri dot diferencën sa i përket shënimit të golave. Kjo i shton jehonën skeptikëve dhe së fundmi është figura e njohur e Tiranës, Elvis Sina, i cili qesh me negociatat intensive të ekipit me Young Boys duke u shprehur: “Edhe po ta falën, ta kanë futur”. /Sport Ekspres/