Nedved: Gjithçka nga e para, e kemi harruar finalen e vjetshme

Juventusi përballë Realit, sërish, si shpesh këto vitet e fundit, si vitin e shkuar në finalen e Kardifit, ku Reali triumfoi lehtësisht.

Gjithsesi, zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavël Nedved, duke folur pas shortit, ka komentuar me qetësi: “Shorti ai është, e dinim që do të ndesheshim me një ekip të fortë. Reali është në formë të mirë, në Paris më impresionoi, por ne jemi Juventusi, edhe pse do jetë e vështirë, kemi edhe dy lojtarë të pezulluar”.

Vjet Reali fitoi pastër, por me eliminim direkt Juve e ka eliminuar në 4 përballje rresht, 1996, 2003, 2005 e 2015: “Nuk besoj se skuadra do ta vuajë atë që ndodhi në Kardif, tani nis gjithçka nga e para. Me ndeshje teke Reali është i mësuar, por me dy takime kemi më shumë shanse. Ne jemi në një moment të mirë, vijmë në gjendje ideale në këtë pikë të sezonit, duke qenë në garë për çdo trofe, ndërsa Reali do të mendojë vetëm për Champions”.

Dibala e Higuain duhet të jenë në maksimum: “Janë dy lojtarë të rëndësishëm, por paraqiten shumë mirë. Dibalës i takon të bëjë historinë e Juves dhe nëse do, edhe atë të futbollit botëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online