Nedim Bajrami përfundon në lupën e Milanit dhe Napolit, Empoli rrit çmimin për lojtarin shqiptar

Nedim Bajramit i ka mjaftuar një gjysmë sezoni në Serie A për t’u vënë në lupën e klubeve të mëdha italiane. Pas Lacios e Juventusit, në skenë ka dalë edhe Napoli me Milanin. Gazetari Nicolo Schira ka bërë me dije se të d këto klube po mbajnë në monitorim mesfushorin shqiptar, të cilin e shohin si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë vetë presidenti i Empolit pak ditë më parë do të pranonte se do e kishte të vështirë të mbante 22-vjeçarin në skuadër gjatë merkatos së verës. Për këtë arsye zgjidhja e vetmë për të është të pasurohet nga transferimi i lojtarit të Kombëtares kuqezi. Empoli ka rritur çmimin për kartonin e Bajramit, teksa nga 10 milionë euro tashmë kërkon 12 milionë. Një shifër kjo që duke parë paraqitjet e mesfushorit pritet të rritet edhe më tepër deri në fund të sezonit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online