Nedim Bajrami ndez zemrat e tifozëve kuqezi: Zvicra? Kështu jemi ne shqiptarët, e duam tokën tonë

Nedim Bajrami ka fituar tërësisht zemrat e tifozëve kuqezi pa debutuar ende me fanellën e Kombëtares. Futbollisti i Empolit ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” atje ku ka treguar me detaje edhe arsyen se përse zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë dhe të largohej nga Zvicra. Ndjesi faji se la vendin që investoi për të? Aspak, është më tepër ndjenjë përkatësie.

“Çfarë më tha Reja për të më bindur? Jo ndonjë gjë të veçantë. Bisedova me familjen time dhe me disa miq si Abrashi, që luan me Bazelin. Kisha disa dyshime dhe pastaj vendosa: “Do iki atje ku do të më rrahë zemra”. Këtë i thashë edhe trajnerit të Kombëtares U-21 të Zvicrës. Brenda kësaj jave pritet që të rregullohet edhe pjesa e pasaportës.

Ndjesi e fajit që ndërrova zgjedhjen? Jo, sepse ne shqiptarët kështu jemi, e duam tokën tonë. Shqipëria është në një grup të tmerrshëm në Botëror, por duhet të provojmë shanset tona. Do të luajmë ndaj Anglisë në Shqipëri dhe nuk dua ta humb këtë ndeshje. Nuk më mjafton vetëm Seria A me Empolin, por dua edhe Botërorin”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *