Historike/ Shqiptari i parë që luan në “Libertadores”, por Armando Sadiku ishte për t’u harruar (VIDEO)

Armando Sadiku ka debutuar zyrtarisht me ekipin e Bolivarit. Ekipi i sulmuesit shqiptar ka fituar në shifrat 5-0 kundër Wandersers duke u kualifikuar më tej, ndërsa kishin humbur në shifrat 1-0 në ndeshjen e parë. Një moment historik ky teksa në “Libertadores” ka debutuar për herë të parë një lojtar nga Shqipëria. Në minutën e 70 Sadiku do të hynte në fushën e blertë, por dukshëm shihej shumë larg formës më të mirë dhe ishte për t’u harruar.

Sulmuesi shqiptar ka ende shumë për t’u përmirësuar në duelet fizike me kundërshtarët, në një kampionat që shquhet për agresivitetin që nuk i njeh limitet. Asnjë i tillë nuk u fitua në 20 minuta. Shumë raste të pastra janë humbur përpara portës dhe një nervozitet i shfaqur me shokët e skuadrës, teksa Sadiku kërkonte pasimin edhe kur dilnin të vetëm përballë portierit kundërshtar, pasi e kërkonte golin me ngulm në debutim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online