Pinamonti ka treguar në një intervistë të fundit për mediat italiane edhe sa i përket ambientit dhe frymës së grupit te Empoli. Gjithashtu është prekur edhe lojtari i Shqipërisë, Nedim Bajrami. Sulmuesi i Empolit dhe kartoni i të cilit zotërohet nga Interi, Pinamonti, ka thënë se Bajrami vendos shpeshherë disa këngë shqiptare në sfond që nuk i pëlqejnë askujt tjetër.
“Më i çmenduri te Empoli është Bajrami, por më duhet të them se ne jemi një ekip i qetë. Edhe gjatë darkave, grupi është shumë i qetë. Nuk ka pasur kurrë probleme këtu te Empoli jashtë fushës, e vendos dorën në zjarr për këtë. Bajrami është njeriu i muzikës, vendos disa këngë shqiptare që vetëm atij i pëlqejnë”, tha mes të qeshurave Pinamonti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/