Më në fund Flamurtari i është futur punës dhe duket se e ka seriozisht edhe për sezonin e ardhshëm, me shpresën se nuk do të ketë më luhatje si sezonin e fundit dhe ndërkohë do të jenë zgjidhur gjithë problemet që kanë detyruar klubin të mos licencohet për në kupat e Europës në dy sezonet e shkuar.
Sot Flamurtari rinovoi me 4 nga lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar: mbrojtësit Goran Siljanovski, Artim Pollozhani e Emiljano Musta dhe mesfushorin Meti Useini.
Nuk mbaron me kaq, sepse “SportEkspres” mëson se e enjtja është dita e sulmuesit kryesor të ekipit, Tomisllav Bushiç, për të firmosur në Vlorë. Në këtë mënyrë, nisin të shtohen radhët, ndërkohë që priten edhe rinovime të tjera, duke përfshirë edhe qendërmbrojtësin Ditmar Bicaj apo afrikanët Sidibe e Kamara, në mënyrë që Flamurtari të jetë i plotë deri të hënën e ardhshme, kur do të nisë puna për sezonin e ri.
FLAMURTARI 2018/19
TË KONFIRMUAR
Goran Siljanovski
Artim Pollozhani
Emiljano Musta
Meti Useini
Pano Qirko
Edmir Sali
Fjoralb Deliaj
Franc Veliu
Alesio Hyseni
Shaqir Haruni
KTHEHET NGA HUAZIMI
Abdulaje Tungara
PRITET TË RINOVOJNË
Ditmar Bicaj
Lansinet Sidibe
Seku Kamara
Danilo Alvesh