Komentet për ndeshjen mes Astanës dhe Partizanit ishin të shumta në Kazakistan dhe në Shqipëri. Por kjo përballje ka tërhequr vëmendje edhe në Ukrainë. Një prej mediave në atë vend, “Ua-football”, e ka komentuar në këtë mënyrë ndeshjen e djeshme që përfundoi në shifrat 1-0.
“Rezultati nuk tregoi atë që ndodhi në fushën e lojës. Astana kishte dominim total dhe duhej të kishte shënuar më shumë gola. Arriti të shënonte golin e dytë dhe të tretë, por u anuluan nga VAR. Tani përpara se të bëjnë një udhëtim të qetë në Shqipëri, Astana duhet të jetë pak e shqetësuar për ndeshjen e kthimit. Por në tërësi, ekipi nga Kazakistani ishte shumë më i fortë dhe do të shkojë në grupe”, shkruhet në median e Ukrainës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/