Në Turqi janë të sigurt se Rei Manaj shkon në Europian, te Sivaspori presin që të rrisin çmimin

A do të jetë Rei Manaj në Europianin e Gjermanisë? Një pikëpyetje e madhe për tifozët në Shqipëri, por në Turqi janë të bindur se kjo do të ndodh. Të paktën te Sivaspori, e shohin lojtarin e tyre si pjesë të Shqipërisë në Euro24.

Kjo raportohet edhe nga mediat turke, teksa te Sivaspori presin përfundimin e Europianit për t’i vendosur një çmim të fundit Manajt. Aktualisht me golat e shënuara në elitën e futbollit turk, Manaj kushton 10-15 milionë euro. Në rast të një ftese nga Silvinjo dhe shpërthimi në Gjermani, kjo vlerë pritet që të rritet akoma më shumë. /Sport Ekspres/