Sokol Cikalleshi ka gjithmonë vetëm një mënyrë për të mbërritur te goli. Sulmuesi shqiptar ka shënuar katër herë që kur mbërriti tek Koniaspori mes shumë polemikave, pasi trajneri i kësaj skuadre në atë kohë nuk e pranonte lojtarin, për të qenë kundër dëshirës së drejtuesëve të klubit.
Në Turqi kanë nisur ta cilësojnë Cikalleshin si “koka e artë” pasi në katër golat e tij, gjithmonë është realizuar me kokë. Goli ndah Goztepe, Bashkshehir së fundmi dhe dopieta ndaj Malatiasporit tregojnë se sulmuesi shqiptar është mbreti i ajrit. /Sport Ekspres/