Në turin e tretë i pret Anderlecht, presidenti i Craiovës sheh shortin si motivim: Të jetë nxitje për të kaluar Laçin

Shorti i turit të tretë të Ligës së Konferencës ka vënë përballë çiftit Laçi-Craiova skuadrën e njohur të Anderlecht-it. Një kundërshtar ky i vështirë, por që mund të shërbejë si një motivim shtesë për lojtarët në fushën e lojës. Të paktën i këtij mendimi është presidenti i klubit rumun, i cili në një prononcim të dhënë për “Antena Sport” shprehet se gjigantët belg duhet të nxisin skuadrën e tij për të kaluar Laçin. Sorin Cartu nga ana tjetër vlerëson kurbinasit, duke mos marrë për bazë avantazhin që ekipi i tij ka në letër kundrejt tyre.

“Ne pamë që luanim me Anderlecht. Është atipike të flasësh për Anderlecht para se të luajmë dy ndeshjet me Laçin. Ato janë mjaft të vështira. Ndoshta do të ishte mirë nëse skuadra do të mendonte për Anderlecht si një nxitje kryesore për këto dy ndeshje me Laçin, do të ishte mirë të synonim që ky takim të zhvillohej.

Është një ekip me një status të veçantë në futbollin evropian, me traditë të madhe, dhe shumë i vlefshëm. Anderlecht nuk është në parametrat më të lartë, nuk është një kundërshtar si Leipzig apo Milan, por është një kundërshtar që mund të përfaqësojë një recetë të veçantë financiare.

Me Laçi ne jemi skuadra superiore, por llogaritjet në letër janë në gjë, ajo që ndodh në fushë është diçka tjetër. Para së gjithash, nëse doni të tregoni diçka, duhet ta provoni në terren. Është koha të fshihet përshtypja e keqe e vitit të kaluar. Kjo është mundësia e parë për të kaluar shqiptarët dhe pastaj do ta shohim. Çfarë ndodhi vitin e kaluar, duhet ta merrni me shumë seriozitet. Sidomos pasi kthimi do të luhet pa tifozë”, ka deklaruar Sorin Cartu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online