Në transferimin më të shtrenjtë të epokës Tare ka dorë edhe menaxheri shqiptar, Muriqi falenderon Qormemetin

Vedat Muriqi bëri lëvizjen më të rëndësishme në karrierën e tij, duke lënë elitën e Turqisë për një nga kampionatet më të forta të Europës, Serie A. Për të mbërritur deri te firma në kontratë nuk ka qenë e lehtë, teksa janë dashur javë të tëra negociatash dhe një shifër e madhe parash për të veshur sulmuesin bardhekaltër.

18 milionë euro plus 2 të tjera bonus e bëjnë Muriqin blerjen më të shtrenjtë të Lazios të epokës Tare, si dhe sulmuesin e 3-të më të shtrenjtë në historinë e klubit të njohur Italian. Por në këtë transferim ka pasur dorë edhe një menaxher shqiptar. Është vetë lojtari dardan që e zbulon, teksa falenderon ata që i mundësuar firmën me Lazion, ndër të cilët përmendet edhe Shkumbin Qormemeti, që ka dhënë kontributin e tij në pjesën italiane të këtij transferimi. Një emër i njohur ky në Shqipëri, pasi nën menaxhimin e tij kanë kaluar shumë lojtarë të Superiores.

“Falenderoj avokatin tim të dashur, Ercan Sevdimbas, dhe menaxherin tim, Haluk Canatar, që punuan ditë e natë për transferimin tim. Faleminderit edhe Shkumbin Qormemetit dhe Valerio Giuffrida për gatishmërinë e tyrë në pjesën italiane të transferimit”, shprehet Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online