“Duam 5% të transferimit”, klubi nga Kosova kërkon pasurimin nga Muriqi: Kemi dokumentat, punësuam 2 avokatë holandez

Vedat Muriqi u vesh zyrtarisht bardhekaltër, teksa Lacio pagoi 18 milionë euro në llogarinë bankare të Fenerbahçes plus edhe 2 milionë të tjera në formë bonusi. Pas Teutës dhe Besës së Kavajës, të cilat përfitojnë një shumë parash si një kompensim për trajnimin e lojtarit, tashmë del edhe një tjetër klub në skenë.

Liria e Prizrenit, aty ku Muriqi hodhi hapat e parë në futboll, kërkon të pasurohet nga ky transferim i rëndësishëm i sulmuesit shqiptar. Sekretari i Përgjithshëm i klubit, Bashkim Kajdomçaj, ka pohuar për gazetën “Express“ se do të kërkojnë 5% të 18 milionë eurove që Lacio shpenzoi për të sjellë në Serie A lojtarin shtatlartë. Madje bën me dijes së përpos kësaj, do të kërkojnë edhe 5% për çdo transferim tejtër të Vedat Muriqit. Për këtë arye te klubi Liria kanë nisur menjëherë nga puna duke punësuar 2 avokatë holandezë për këtë çështje.

“Ne kemi dokumentin që e vërteton se Muriqi ka qenë futbollist i joni nga viti 2006-2012. Po ashtu ne kemi kontratën profesionale dhe kartonin e futbollistit që njihet si pasaportë e futbollistit. Kemi edhe ërtetime të tjera dhe kemi procesverballët e ndeshjeve kampionale në Kosovë ku ka luajtur Muriqi. Prandaj ne do ta marrim 5 për qind të shumës.

Ne i kemi angazhuar edhe dy avokat holandez dhe disa këshilltar që do të mirren juridikisht dhe ligjërisht me këtë transfer. Por, jo vetëm me kaq, ne do të kërkojmë 5% të Muriqit në çdo transfer tjetër pasi që lojtari ka ndërruar disa skuadra edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Bashkim Kajdomçaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online