“Në Tiranë nuk do të luajë vetëm Mancini, jemi edhe ne”! Trajneri i Shqipërisë veçon dy lojtarë në Itali: Armando Broja dhe Nedim Bajrami…

Trajneri Reja ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” përpara miqësores me Italinë. Tekniku i Kombëtares ka treguar emocionet dhe njëkohësisht atë që pritet në këtë përballje të kuqezinjëve. Gjithashtu nuk ka ngurruar që të veçojë dy futbollistët e Shqipërisë që spikasin nga ky grup.

“Të dëgjoj himnin italian dhe atë shqiptar, do të jetë emocion i madh. Stadiumi në Tiranë do të jetë i mbushur. Ju e dini se çfarë qëndrimi ka këtu për futbollin e Italisë. Në Shqipëri do të jetë festë e madhe, por nuk është vetëm Mancini që do të luajë. Ne do të kërkojmë që të bëjmë figurë të mirë dhe të tregojmë vlerat tona në fushën e blertë.

Do të jetë një ndeshje ku kërkojmë të bëjmë figurë të mirë. Një lojtar që e veçoj nga Shqipëria? Broja, 21 vjeç. Ka eksperiencë të rëndësishme. Po luan me një super klub si Chelsea, vjen nga huazimet e Viteshe dhe Southampton. Nuk është titullar, por futet gjithmonë në fushën e blertë, madje edhe në Champions League. Vecoj edhe Nedim Bajramin, mund ta thërriste edhe Zvicra”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online