Partizani la shumë për të dëshiruar në transfertën e Atletic Eskaldes. Të kuqtë fituan me shifrat 0-1 ndaj një rivali tërësisht modest, teksa goli u dhurua nga vetë ekipi i Andorrës. Portieri kërkoi të driblonte Mba dhe në fund duhej të nxirrte topin nga rrjeta.
I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, përkundër kritikave për nivelin e lojës, Starova kishte shumë për thënë për Hadrojn. “Hadroj ishte tërësisht jashtë forme sot, nuk falet. Ne pretendojmë që ky lojtar të kap Kombëtaren e Shqipërisë, por në 90 minuta dha vetëm 1 krosim ndaj një rivali si Eskaldes”, tha Starova. /Sport Ekspres/