Në sulm për Cikalleshin, firma çështje ditësh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sokol Cikalleshi ka kontratë edhe për dy vite me skuadrën e Osmanlisporit, që e humbi mundësinë të luante edhe sivjet në elitën e futbollit turk. Duke parë situatën, sulmuesi i kombëtares ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar dhe për të luajtur në Superligë. Sigurisht, duhet gjetur një marrëveshje me klubin që e bleu atë një vit më parë te Bashakshehiri.

Tashmë kavajasi është objektivi kryesor i Gëztepes, pasi uruguaiani Abel Hernandez është zyrtarizuar në Rusi dhe do të aktivizohet me CSKA-në e Moskës. Ish-futbollisti i Hall Sitit dhe Palermos ishte dëshirë e skuadrës turke për sulmin, por tanimë duhet të hedhin sytë nga Cikalleshi.

Mediat turke raportojnë që në ditët në vijim pritet të kompletohet transferimi i sulmuesit të kombëtares shqiptare, por duhet patur parasysh edhe diçka tjetër që lidhet me shumën që do të paguhet për kartonin e tij. Gëztepe nuk kërkon të tejkalojë mbi buxhetin e përcaktuar dhe gjithçka tanimë do të varet nga kërkesa që do të ketë Osmanlispori. Vetë Cikalleshi është gati të ndryshojë ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *