Në Spanjë tregojnë “plagën e vjetër” të Barcelonës dhe gjendjen kritike: Nuk mund të rindërtohet me Pique, Alba dhe Busquets

Barcelona është rikthyer në Europa League pas 17 vitesh. Katalanasit duhet të fitonin me patjetër ndaj Bayern Munchen në transfertë, në mënyrë që të kalonin më tej. Por spanjollët nuk ia dolën dhe sërish u tregua se mëshira gjermane nuk duhet të vendoset kurrë në pikëpyetje. Trajneri Xavi është shprehur se ky është një cikël i ri për katalanasit që duhet të gjejnë kurajon për të dalë nga kjo situatë dhe për të mos përfunduar sërish në Europa League, pasi nuk është “shtëpia e tyre”.

Por në Spanjë janë të sigurt se rindërtimi duhet të nisi vetëm atëherë kur të shemben themelet e vjetëra. Drejtori i “Diario Sport”, Lluis Mascaro, ngre me të drejtë shqetësimin: “Barcelona nuk mund të rindërtohet me këta lojtarë si: “Pique, Alba dhe Busquets. Duhet të bëhet një revolucion i vërtetë tek kjo skuadër”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online