Në Spanjë lëshojnë “bombën”, Nejmar kërkon të kthehet te Barça?

Sa vijnë e zbehen zërat që e çojnë te Reali, për shkak të kostos së frikshme, ndaj Nejmar duket se ka dëshirë të kthehet te Barcelona. Ky është lajmi i bujshëm publikuar nga spanjollja Marca, që ndoshta e tepron me fantazinë.

Nejmari u largua mes polemikave verën e shkuar dhe tifozët i kanë bërë dalje, ndaj duket e pamundur që të ndodhë një diçka e tillë. Sipas Marca-s, Nejmar ka ngarkuar dikë për të biseduar me drejtuesit e Barcelonës nëse është e mundur që të realizohet rikthimi, por nuk dihet ende përgjigja e klubit blaugrana.

Sido që të jetë, as Nejmar dhe as Barcelona nuk kanë përgënjeshtruar dhe loja e re ka nisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *