Steven Gerrard e ka marrë vendimin e pakthyeshëm, për të përjashtuar përfundimisht Eros Grezdën nga Rangersi. E gjitha kjo ka ardhur pasi sulmuesi shqiptar ka qenë pjesë e një incidenti të turpshëm, duke pështyrë kundërshtarin e tij tek të rinjtë.
Në Skoci i kanë dalë të gjithë në mbrojtje vendimit të teknikut të skocezëve, duke e quajtur si vendimin më të mirë të mundshëm. Nga tifozët e ekipit, e për ta përfunduar tek analistët e figurat e njohura.
Në këtë linjë mendimi është edhe John Scott, i cili e komenton në këtë mënyrë ngjarjen: “Ishte vërtet mbreslënëse të shihje trajnerin e Rangersit që të merrte një vendim të tillë ndaj Grezdës. Të pështysh është keq, por të godasësh dikë në privatësi është edhe më keq”, ka thënë Scott. /Sport Ekspres/