Manchester City ka rrëmbyer një barazim në sekondat e fundit të lojës. “Qytetarët” kanë barazuar me shifrat 2-2 me Arsenalin mbrëmjen e sotme. Pep Guardiola përgëzoi kundërshtarin për paraqitjen që bëri në fushë, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak.
“Shumë gjëra ndodhën. Ata vendosën 4 lojtarë në linjë. Jashtëzakonisht të gjatë, një vendosmëri e pabesueshme. Mendoj që ne si ekip nuk jemi të aftë ta bëjmë diçka të tillë. Komplimente të mëdha për Arsenalin, sepse ata mbrojtën çdo top dhe çdo bllok deri në fund. Kanë mbetur edhe 99 pikë në lojë, kështu që shumë gjëra do të ndodhin”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/