Olsi Teqja po realizon një sezon pozitiv me skuadrën e re, Beuvais. Ekipi që garon në Ligën e Katërt franceze ka mbërritur deri në fazën e 1/16-ve në Kupë, ndërsa nëse kalojnë fazën e radhës prballë mund të gjejnë gjigantët e PSG-s. Të ndeshej me yjet më të mëdhenj të futbollit do të sihte padyshim një moment i jashtëzakonshëm në karrierën e mbrojtësit shqiptar. Teqja ka folur për emisonin “Sport Time” në “Supersport”, ku flet për ecurinë e tij me Beuvais si dhe në fund jep edhe një koment mbi Kategorinë Superiore.
“Këtu ishin kushtet shumë të mira. Kemi kaluar shumë ture në Kupën e Francës. Ne kemi ndeshje shumë të rëndësishme para. Jemi ekipi surprizë. Kur luan në fushën kundërshtare, nuk je shumë i favorizuar. Përballje me PSG-në në Kupë? Kam besim se mund të kalojmë. Kam besim se do jetë historike për klubin. Mbapenë do e mbaja si suvenir. Problem këtu ka qenë gjuha. Superiorja? Në Shqipëri nuk ka cilësi, por rivalitet. Ekipet më të mira janë Partizani dhe Laçi, por, për kampion shikoj të favorizuar të kuqtë e Ilir Dajës“, ka thënë Olsi Teqja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/