Në Shqipëri ngrenë dyshime mbi gjithçka, trajneri i Viteshes: Broja kishte probleme me Kombëtaren

Armando Broja nuk ka luajtur në dy takimet e fundit me Shqipërinë kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, pavarësisht se është grumbulluar nga ana e trajnerit Reja. Në media është ngritur shpeshherë dyshimi se një përplasje në prapaskenë ka sjellë që sulmuesi shqiptar të largohet nga grumbullimi dhe të rikthehet në Holandë.

Ndërkohë nga ana tjetër ishin shqetësimet fizike ato që e mbajtën jashtë fushës së blertë këtë futbollist. E pranuar edhe nga vetë trajneri i Viteshes, Thomas Letch i cili shprehet: “Armando Broja mund të luajë nesër. Ka pasur disa probleme me Kombëtaren, por stërvitja e fundit na ka shkuar mirë”. Tre ditë përpara takimit kundër Bjellorusisë ka mbërritur Broja në Holandë që të shoh më hollësisht dëmtimin e tij. Mjekët e Chelsea-t do të udhëtonin nga Londra për ta vëzhguar më nga afër dhe për të bëë ekzaminimet përkastëse. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online