Në Shqipëri e kritikojnë për 3-5-2, gazetari bjellorus: E gjithë bota e dinte dhe fituan

Një intervistën pas fitores me Bjellorusinë, gazetarët e pyetën trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë për faktin që nuk heq dorë nga sistemi 3-5-2. Duke qenë se kjo pyetje i është bërë gjjthmonë nga mediat, Edi Reja nuk duroi më dhe shpërtheu.

“Na mërzitët me të njëjtën pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori”- ishin fjalët e Rejës.

Megjithatë, përkundër kritikave të shumta nga tifozët dhe analistët e futbollit për skemën 3-5-2, duket se kjo mënyrë rreshtimi e lojtarëve ishte e vetmja mënryrë për ta mposhtur kundërshtarin. Një gazetar bjellorus, i quajtur Vladislav Tatur, në fund të pjesës së parë, kur Shqipëria ishte duke fituar me rezultatin 3-1, deklaroi se trajneri Marhel ka patur shpesh herë vështirësi ndaj skuadrave që luajnë me 3-5-2.

“E gjithë bota e di që shqiptarët luajnë 3-5-2. Marhel më parë kishte pasur probleme kundër kundërshtarëve që kishin përdorur një sistem të tillë. Por stafi nuk bëri asgjë për të ndalur kundërshtarin. Si rezultat, Shqipëria ka një avantazh me një lojtar në vijën e sulmit, (3 mbrojtësa të tyre, ndaj dy sulmuesva tanë qëndror) dhe në qendër të mesfushës ( 3 mesfushor të tyre, përballë dy qëndrorëve tanë). Gjithashtu dy golat për Shqipërinë erdhën nga aktivizimi i dy anësorëve”, shkruan gazetari Vladislav Tatur. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online