Debutimi ndaj Shqipërisë U-21 i realizon dëshirën, portieri kthehet në Premier League

Anglia U-21 fitoi përballë Shqipërisë U-21 duke i hequr kështu mundësinë këtyre të fundit për të ëndrruar kualifikimin. Ishullorët ishin dukshëm dominues në fushën e lojës, duke shënuar 5 herë në portën e kuqezinjve.

Një paraqitje dinjitoze bëri edhe portieri i Anglisë, Joe Burski i cili e kishte ndeshjen e parë me këtë kombëtare. Skuadra e Premier Ligës, Stoke City e kishte huazuar Burskin tek Liga e Parë angleze, në skuadrën e Doncaster.

Me këtë paraqitje ndaj Shqipërisë U-21, drejtuesit kanë vendosur ta rikthejnë 20 vjeçarin në skuadrën e tyre, ku do të nisë një aventurë të re si portieri i dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online