“Në Shkodër kemi dy fusha dhe ato private”, Alban Xhaferi: Vllaznia paguan 120 milionë lekë sigurime shoqërore

Alban Xhaferi ka komentuar shkurtimisht edhe çështjen më aktuale të futbollit shqiptar i cili është bojkoti që po vazhdon i Superiores, deri në momentin që Kryeministri do të miratojë katër pikat që e rrisin më tepër këtë sport. Zyrtari i Vllaznisë i ka kujtuar kreut të Qeverisë së Shqipërisë se faji i informalitetit në futboll që përdoret aq shumë herë mbetet i përbashkët, ndërsa thekson duke parë gjendjen në Shkodër se infrastruktura për sportin duhet të rritet edhe më tepër.

“Kjo puna e sponsorizimeve ka kohë që flitet. Vllaznia paguan 120 milionë lekë të vjetra vetëm sigurime shoqërore. Nuk duhet të flasim për gjueti shtrigash. Qeveria të bëjë gjithçka të mundur formalizimin e klubeve, nuk jam kundër. Faji i informalitetit është I përbashkët. Çdo gjë duhet të fillojë nga fillimi. Infrastruktura për sportin në Shqipëri është në nivelet më të ulëta. Ne në Shkodër kemi vetëm dy fusha, dhe ato janë private”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online