“I kemi synimet e mëdha, duam titullin”, Mezani i jep përgjigje pyetjes së merkatos nga Superiorja: Ja pse kam marrë lojtarë nga Shqipëria

Gentian Mezani e ka kthyer Gjilanin në një ekip Superioreje. Plot 11 lojtarë që dikur kanë qenë pjesë e elitës së futbollit shqitpar sot mbajnë veshur fanellën e skuadrës së Gjilanit. I fundit që ndoqi këtë rrugë ishte Arbër Çyrbja, i cili u zyrtarizua dje pas largimit të papritur nga Teuta.

Në një prononcim për “Koha”, trajneri vlonjat tregon se ky do të jetë transferimi i fundit për skuadrën e tij. Përse Mezani ka afruar kaq shumë lojtarë nga Superiorja? Kjo është pyetja që shumë kanë ngritur duke parë merkaton e ekipit nga Kosova. Një përgjigje më në fund ka ardhur nga vetë kreu i pankinës, i cili shpjegon se ka ndodhur për faktin se tregu ofronte shumë pak lojtërë të lirë nga Kosova, për këtë arsye ka preferuar që të kthejë sytë nga një kampionat të cilin e njihte mirë.

“Arbër Çyrbja është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit tonë para fillimit të sezonit. Besoj se me të jemi të kompletuar. Kemi marrë lojtarë për të forcuar pikat ku ishim më të dobët dhe mendoj se kemi bërë përforcimet e qëlluara pasi në këto pozita edhe kam kërkuar të forcohemi. Mund të them se jam i kënaqur me afatin kalimtar dhe tani na mbetet që të dëshmojmë në fushë nëse janë të duhurit, ndonëse jam i bindur për këtë.

Fokusi primar ishte tek lojtarët e Kosovës, sepse e njohin më mirë futbollin kosovar, por numri i atyre që ishin të lirë ishte shumë i vogël pasi të tjerët kishin kontrata me klubet. Për shkak se marrëveshjet nuk u arritën, atëherë u kthyem kah tregu i Shqipërisë. Futbollistët që i kam sjellë i njoh mirë dhe cilësia e tyre nuk vihet në dyshim. Kjo edhe është arsyeja që kemi sjellë kaq shumë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe deri më tash jemi të kënaqur me atë çfarë kanë treguar në fushë.

Fillimisht pres të aplikojmë një lojë të bukur. Dhe, mund të them se Gjilani tashmë ka krijuar identitet dhe synimet i ka të mëdha. Në sezonin e ri synim është kreu i tabelës, dalja në Evropë pse jo edhe titulli i kampionit”, ka thënë Gentian Mezani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online