“Në Serie A janë më të mirët, aty duhej të isha dhe unë”, Gatuzo lë të hapura mundësitë: Jam gati edhe për Kombëtare

Xhenaro Gatuzo është ende në kërkim të një ekipi për të vijuar karrierën e tij. Trajneri italian gjeti akordin me Fiorentinën, por vetëm pas pak ditësh u njoftua prishja e marrëveshjes. Ish-kreu i pankinës së Napolit është ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, ku ka thënë se në Serie A janë më të mirët dhe pikërisht aty duhej të ishte edhe ai. Megjithatë në fund Gatuzo lë të hapur edhe mundësinë për drejtimin e një Kombëtareje

“Këtë vit do të jetë një kampionat me të vërtetë i shkëlqyeshëm. Emrat e mëdhenj kanë ndryshuar pothuajse të gjithë në stol, teknikët që kanë fituar kanë dalë në skenë. Në Serie A janë më të mirët, atje duhet të isha edhe une. Jam duke pritur të filloj nga e para, nuk e di kur. Jam gjithashtu i gatshëm për një ekip kombëtar edhe pse më pëlqen më shumë puna e përditshme”, ka thënë Xhenaro Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online