Europiani e katapulton në qendër të vëmendjes, ofertë 100 milionë euro në tryezën e Juventusit për Chiesa-n

Pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020 me Italinë Federico Chiesa është katapultuar në qendrën e vëmendjes këtë merkato. Talenti i shpallur kampion Europe u kërkua fillimisht nga Bajerni, ndërsa tani një tjetër ofertë ka mbërritur në tryezën e Juventusit.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Chelsea ka ofruar një shifër të çmendur prej 100 milionë eurosh për bardhezinjtë për të siguruar shërbimet e Chiesa-s. Një shumë e tij padyshim që do të kishte një përfitim të madh financiar për “zonjën e vjetër“, por Juventusi nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi i tyre. Bardhezinjtë duan të kthehen përsëri te fitimi i titullit kampion dhe pse jo synimi i Champions League, e për të prekur këto objektiva nevojitet edhe kontributi i Federico Chiesa-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online