“E di shembullin e Mason Mount“, fjalët e para të Brojës pas transferimit: Klubi ideal për t’u rritur, dua të shënoj shumë gola

Pas një sezoni të shkëlqyer me të rinjtë e Chelsea-t, ku u grumbulla dhe disa herë nga ekipi i parë i drejtuar nga Lampard, Armando Broja huazohet tek Vitese, në elitën holandeze. Kohëzgjata e këtij huazimi do të jetë 1 vjeçare dhe në fund të sezonit lojtari shqiptar do të rikthehet në Londër.

Ky transferim është një mundësi mjaft e mirë për Brojan për të fituar eksperiencën e duhur që të rikthehet më i fortë se kurrë në Chelsea. Lojtari ndihet mjaft i lumtur për këtë transfertë, ku premton se do të jetë pika kyçe e ekipit dhe ku golat nuk do i mungojnë.

“I di shembujt e Mason Mount, por edhe të Leëis Baker dhe Dominic Solanke. Personalisht e shoh Viteshen si klubin ideal për të fituar eksperiencën. Dua të rritem si lojtar dhe si njeri. Dhe mbi të gjitha të shënoj shumë gola. Do të jap gjithçka për këtë gjë“, ishin fjalët e para të talentit shqiptar.”- u shpreh Broja gjatë prezantimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online