Në qendër të kritikave për merkaton, Tare kërkon zbulimin e radhës në kampinatin serb për të sjellë paqe

Lacio nuk ka arritur të mbajë të njëjtin ritëm si në sezonin e shkuar, duke mos bindur me paraqitjet e bëra deri më tani. Shumë ulje-ngritje në skuadrën kryeqytetase kanë bërë që të lindin menjëherë pakënaqësitë në radhët e tifozëve, por edhe te presidenti Lotito. Nga përgjegjësitë nuk ka shpëtuar dot as Igli Tare, i cili nga gjeniu i bardhekaltërve u kthye në shënjestër të kritikave.

Goditjet e bëra në merkato kanë dështuar, ku sigurisht Vedat Muriqi është ai që ka sjellë më tepër zhgënjim, për shkak të pritshmërive të larta që solli me vete. Mirëpo Igli Tare nuk ka vendosur të rrijë duarkryq dhe është hedhur sërish në tregun e lojtarëve, ku kërkon të bëjë zbulimin e radhës, në mënyrë që të vendosë edhe paqen e munguar së fundmi me klubin dhe tifozët.

Një 20-vjeçar ka rënë në orbitën e drejtorit sportiv shqiptar. Bëhet fjalë për Dimitrije Kamenovic, i cili është një mbrojtës i majtë, por mund të luajë edhe ne qendër. Futbollisit serb është pjesë e Cukarickit në Superligën e Serbisë. “Radio Sei“ bën me dije se klubi këkron 3 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, ndërsa Tare do të punojë për ta sjellë në radhët e Lacios për 2 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “Në qendër të kritikave për merkaton, Tare kërkon zbulimin e radhës në kampinatin serb për të sjellë paqe

  1. ME BUXHETN QE KA LAZIO KETU KU ESHTE ESHTE MIRE .. JANE IDIOTA APO SDINE SA LEKE KA LAZIO NUK E SHIKOJNE QE TE TJERET KANE MARRE FUTBOLLIST A TE MIRE SE KAN DOLLARE .. IGLI GJEN DISA ME GJYSEM CMIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *