(FOTO) Në pritje të Romës, Isufaj bëhet “profesionist”

Andrea Isufaj ka nënshkruar ditën e sotme kontratën e tij të parë profesioniste, teksa në gjurmët e talentit të menaxhuar nga agjenti i famshëm Sokol  Haxhia, janë vënë disa skuadra, mes tyre interesi konkret i Romës, me takimin që Monçi ka pasur pikërisht me përfaqësuesit e djaloshit dhe sondazhin te Kievo.

“Falënderoj Kievon për kontratën e parë si profesionist, do të përpiqem ta shlyej këtë besim në mënyrën më të mirë”

Isufaj duke firmosur per Kievon 3 vjet

Pikërisht Kievo, që shqiptarët dhe Shqipërinë i ka dobësi (Ekubanin e huazoi vjet, sivjet huazoi Soue te Skënderbeu), i ka dhënë mundësi dje Isufajt, vetëm 17-vjeç, të nënshkruajë kontratën e parë si një “I rritur”, duke firmosur për tre vitet e ardhshme. Vlera e kartonit të djaloshit, për momentin, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, është 1 milionë euro. Sakaq, sezonin e shkuar ai ishte ndër më të mirët e ekipit Primavera, teksa në këtë fazë përgatitore të verës i shënoi edhe Sitit në një ndeshje miqësore, edhe pse flasim gjithmonë për ekipin e rezervave të anglezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online