Në Prishtinë duan teknik si i Ballkanit, plasin diskutimet: Ilir Daja mbërriti larg me Skënderbeun, trajnerët e Kosovës deri në Pejë kanë shkuar…

Në Kosovë kanë nisur diskutimet sa i përket mungesës së trajnerëve cilësorë. Ish aksionieri i Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka shprehur vlerësimet më të mëdha për Ilir Dajën teksa ishte i ftuar në emisionin “Këndiv” në T7. Ai u shpreh se kishte respekt maksimal për trajnerin e Prishtinës, Munishin, pasi kishte edhe njohje shoqërore me të. Megjithatë klubit ku ka qenë pjesë i sygjeroi dikë si Ilir Daja.

“Munishi? Është një djalë i mirë, një ‘shoëmen’ i mirë. Një trajner, i cili për mua është shumë karizmatik. Por, nuk është i duhuri për Prishtinën për arsye se nuk ka tregu rezultate në asnjë klub që ka qenë. Edhe mendoj që Prishtinës i duhet një trajner që e ka një bagazh të jashtëzakonshëm edhe klubi duhet të ecë përpara. Ismetin e kam mik të mirë, është djalë i mirë, por megjithatë Prishtina është shumë e madhe. Për me qenë trajner i Prishtinës duhet me pasë një eksperiencë pak më ndryshe në mënyrë që Prishtina të ketë vendin ku e ka sot Ballkani. Pavarësisht se i kam rival, jam shumë i gëzueshëm. Unë i kam uruar edhe publikisht, i uroj edhe nga ky emision për punën fantastike që ka bërë trajneri. Por, mos të harrojmë që gjithë ata futbollistë, domethënë kosturen e klubit të Ballkanit, katër lojtarë janë që unë i kam rritë vetë, domethënë lojtarë të Prishtinës që unë i kam marrë, si Korenicën, Zybën, Thaqin, Bekteshin e tjerë.

Unë mburrem që me lojtarë të Prishtinës ka mbërri Ballkani, por edhe me lojtarë të vetë. Mendoj që Prishtina si kryeqytet dhe klubi me më nam në Kosovë dhe në mbarë shqiptarinë duhet ta ketë një vend edhe më lartë se Ballkani, mirëpo me një trajner që më të vërtetë ka bagazh. Plotë njerëz thonë ‘pse ky jo’, unë e kam shok Ismetin dhe kam shumë shokë tjerë, mirëpo qejfin nuk mundem me ia bo askujt sepse për me qenë trajner i Prishtinës duhet me tregu veten diku tjetër. Për shembull Ilir Daja ka qenë trajner i Skënderbeut, me të cilin ka shku në faza jashtëzakonisht të mëdha. Trajnerë tonë të Kosovës fatkeqësisht më larg se deri në Pejë nuk kanë shkuar. Këtu është problemi”, tha Muçiqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *