Në Poloni bëjnë jehonë të madhe! Ernest Muçi dërgohet te ekipi i dytë si dënim nga trajneri serb, nuk luan as ndeshjen tjetër

Ernest Muçi ka marrë një dënim nga trajneri serb i Legias, Vukovic. Ky i fundit surprizoi tifozët e Legias duke mos e ftuar sulmuesin shqiptar në ndeshjen e fundit kundër Termalica. Sipas të gjitha mediave polake, së fundmi konfirmohet përfundimisht se lojtari i Kombëtares Shqiptare nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Gjithçka lidhet me një vendim të trajnerit Vukovic që nuk i ka pëlqyer sjellja e Muçit dhe ka bërë ndëshkim disiplinor. Për këtë arsye Muci luajti me ekipin e dytë, vetëm një ditë pasi Legia e parë ishte në fushë.

Për të vazhduar më tej, mediat polake raportojnë se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në stol as në ndeshjen e radhës kundër Ëislas. Mesazhi që po dërgon Vukovic është shumë i fortë teksa Muci konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj nga Legia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *