Komentohet penalltia e kërkuar nga Xhixha te Tirana: Bëri dy-tre hapa pastaj u rrëzua, duhej të ishte treguar më i zgjuar

Tirana nuk arriti që të fitonte ndaj Kastriotit duke u mundur me shifrat 2-1. Një rast për moviolë dhe i diskutueshëm i përket Xhixhës, që në minutën e 40 është rrëzuar në zonën e Kastriotit. Megjithatë përsëritja e pamjeve tregon se pas kontaktit me lojtarin kundërshtar, sulmuesi i bardhebluve ka bërë edhe një hap më shumë dhe pasi pa se e kishte të pamundur për të kapur topin, u rrëzua në tokë.

Për këtë arsye Florian Riza dhe Eduart Zhupa, të ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës” janë shprehur se nuk kemi të bëjmë me penallti. “Duhej të ishte treguar më i zgjuar Xhixha. Kontakt ka, por ka bërë dy tre hapa dhe pastaj është rrëzuar”, u shpreh Zhupa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online