Një moment aspak të mirë po kalon Kosova e cila pas humbjes së mundësisë së Europianit teksa dështoi në shifrat 1-2 ndaj Maqedonisë së Veriut, është përballur në Ligën e Kombeve ndaj Sllovenisë. Përballje kjo e cila ishte e humbur pa luajtur pasi futbollistët ishin shumë poshtë moralisht dhe ishte mëse e kuptueshme se Sllovenia kishte shumë përparësi për ta fituar takimin.
Ashtu edhe ndodhi teksa miqtë ia dolën në shifrat 0-1. Në një kohë që sulmet nga ana e tifozëve po rriten, presioni është i të njëjtit nivel te lojtarët. Kjo ka sjellë edhe nervozizmin e Valon Berishës që pas ndeshjes është shprehur për “Supersport”:
“Ne jemi Kosova, ne nuk jemi Brazii. Ju mendoni se ne nuk duam të fitojmë? Po provojmë të “shqyhemi” në fushë për të fituar e nuk po mundemi. Deri në 16 metrat e fundit kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar raste, por asnjëri nuk di të shënojë gol. Ia dimë vlerën Vedat Muriqit”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/