- Nga Klaudio Ndreca
Armando Broja është shumë i bindur në realizimin e qëllimeve të tij, edhe në momentin kur situata nis të vështirësohet dhe bëhet e pamundur në dukje. Dëshira e sulmuesit shqiptar ishte për të qëndruar te Chelsea dhe të luftonte për ekipin e parë, por te londinezët menduan se një huazim në “Eredivisie” do t’i bënte mirë këtij futbollisti.
Pra kalimi në futbollin “burrëror” do t’i jepte më shumë eksperiencë sesa ndeshjet me të rinjtë e Chelseat. Hera e parë që e niste si titullar në Holandë dhe Armando Broja realizoi dy gola kundër Den Hagës. Realizimi i dytë ishte e gjitha një aftësi e sulmuesit shqiptar që pasi mori krahun dhe vallëzoi me mbrojtësit kundërshtar, e dërgoi topin në cepin e rrjetës. Gjithashtu një tjetër vlerësim ka ardhur për të pasi është shpallur në formacionin e javës së bashku me emra si Gotze dhe Tadic. /Sport Ekspres/