Në nivelin e Halandit, Kejnit dhe Mbapesë! Vedat Muriqi në 10 sulmuesit me më shumë gola në ligat më të forta të Europës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vedat Muriqi është padyshim sulmuesi shqiptar më në formë i momentit. Deri më tani, futbollisti nga Prizreni numëron 10 gola të shënuar në kampionat. Një shifër mjaft pozitive që e rendit atë të 3-tin në La Liga pas Mbapesë dhe Ferran Torresit.

Ndërkohë, Muriqi gjendet gjithashtu në listën e 10 lojtarëve me më tepër gola të shënuar në 5 ligat më të forta të Europës në këtë sezon. Lojtari i Kosovës gjendet në nivelin e Halandit, Kejnit e Mbapesë, të cilët udhëheqin listën. Një arritje e jashtëzakonshme për “piratin”, që nga kampionati shqiptar përfundoi në nivelet më të larta të futbollit europian./Sport Ekspres/

Sulmuesit me më tepër gola të shënuar në 5 ligat më të forta të Europës:

  1. Erling Haland 20
  2. Harri Kejni 19
  3. Kilian Mbapeja 18
  4. Igor Tiago 16
  5. Ferran Torresi 11
  6. Mejson Grinud 11
  7. Muriqi 10 gola
  8. Lautaro Martinezi 10 gola
  9. Antuan Semenio 10 gola
  10. Joakin Paniçeli 10 gola